Pages

Nov 17, 2011

Performanca Le Clash [Anri Sala] vs. Perleshja Urbane

Anri Sala

KAIKAI KIKI
Motoazabu Crest Bldg. B1F
October 14–November 10, Le Clash Exposition

Ne njeren ane te ekspozites solo te Anri Sales qendron Le Clash 2010 (Perleshje 2010); nje video ku tre individe rrugesh i vine verdalle nje vendi te njohur por tashme te braktisur te muzikes punk ne Bordeaux. Njeri mban nje ‘music box’, ndërsa dy te tjeret qendrojne prane nje ‘barrel organ’, te dy instrumentet luajne variacione te Clash-it klasik të viteve 1980 "Should I Stay or Should I Go” (Te Rri apo te Iki).

Ne anen e kundert te galerisë eshte nje tjeter video, Tlatelolco Clash 2011 (Tlatelolco Perleshje 2011), e filmuar në Meksike ku perseri tregohet nje ‘barrel organ’. Nje grup njerezish mbajne ne dore një flete te shpuar muzike me notat e Clash-it te lartpermendur. Edhe pse fletet jane te koduara me të njejtin rezultat muzikor, kur luhet nepermjet ‘barrel organ’ secili i jep kenges nje intonacion, ritem, dhe tempo te ndryshem.

Fragmentet dhe refreni qe degjohen nga te dy videot bien me dhe kunder njeri-tjetrit, nje here te sinkronizuar dhe nje here jo, si nje kanon qe i con ngadale tej dhe me tej nga tema e njohur dhe e embel e korrit të kenges. Pavaresisht nga skripti ose "sintaksa” identike ne te cilen performanca eshte e bazuar, çdo instrumentist i grupit Tlatelolco luan nje performance origjinale dhe autentike qe i jep ze elementeve "te fshehur" te muzikes.

Ndersa Le Clash shfaq menyren se si artikulacionet individuale te nje korri (Clash) qe duket i thjeshte por gjithmone “ perjetohet dhe kujtohet" ndryshe, çdo here ne kundershtim sado te vogel me te tjeret; ne Tlatelolco Clash, Sala harton kete ide mbi historine, duke eksploruar perberjen e kujteses historike, sidomos ne kontekstin e hapesires fizike. Sala beson se arkitektura dhe hapesira mjedisore jane po aq te rendesishme ne performancen e tingullit, aq sa ai vete, prandaj dhe ka zgjedhur te filmoje kete performance ne nje sfond rrenojash guri, ku ndertesa te reja banimi jane shperndare në krye të vendit ku Aztecs humben luften kunder Cortés gjatë pushtimit spanjoll dhe ku snajperet udhehoqen nje masaker studentesh gjate trazirave te vitit 1968, vetem dhjete dite para Olimpiades ne Mexico City. Peisazhi i fragmentuar i Tlatelolcos, çarjet e te cilit kane deshmuar tronditje te rendesishme ne historine e Meksikes, tregojne analogjine e punes se Sales tani, jo me ane te aktit te arnimit ose bashkimit te ketyre fregmenteve, por duke u nxitur nga nje disonance qe rezulton nga perpjekje per te koordinuar kujtime te ndryshme të një ngjarje të vetme, nje eventi origjinal. 
 
[read the original article in english at ARTFORUM]

Ky projekt i Anri Sales ashtu si dhe te tjere nga ai mund te na sherbejne si analogji per te kuptuar dhe interpretuar (sado pak) mentalitetin shqiptar (dhe si rrjedhoje gjendjen e vendit) keto 20 vitet e fundit.
[Mos]komunikimi ose me mire kundershtimi i te re-se me te vjetren, i te tashmes qe leviz lart, poshte & anash (midis) historise dhe te ardhmes, eshte nje nga shenjat me te dukshme te dinamikes shqiptare ne pergjithesi, dhe asaj urbane ne vecanti. Konfuzioni, spekulimi, gabimi dhe kembenguljet e dhunshme kane qene kataliste te ndryshimit (ose ecjes perpara) duke parakaluar potencialin e mirefillte. Edhe pse ketu artisti ka dashur te tregoje dicka ndryshe, une mendoj se kjo performance shpjegon teper qarte fenomenin (e turbullt) te vendit (akoma) ne tranzicion.
Nese ne (shqiptaret) qendrojme ne hapesiren midis dy ekraneve/videove dhe behemi pjese e korrit qe performon kengen “Should I Stay or Should I Go” (kenga ne kete rast eshte jeta jone) atehere pershkrimi i mesiperm i Le Clash 2010 do te ishte i sakte. Prandaj mund te ktheheni e ta lexoni perseri duke pasur kete gje ne mendje.
Ajo qe dua te theksoj eshte se katalistet qe permenda me lart luajne rolin e atij kanoni qe i hedh tej e me tej tingujt dhe i largon nga konteksti i kenges se korrit. Ai kanon ka dy trajektore: nje qe fillon ne piken A dhe parakalon jo vetem pa perleshje, por pa i prekur fare notat/zerat e tjere, dhe vetem kur arrin tek Z; po ashtu menyra tjeter e arritjes nga A-Z eshte nje rreth, qe do te thote se A arrin prape tek A (edhe pse mund ti duket si Z) dhe ne kete menyre ka dyfishuar vetem menyren e tij te kendimit (pa elementet origjinale te secilit prej zerave qe perbejne korrin). Nje perleshje me dhe kunder vetvetes.
Edhe pse interpretimi im mund t’ju duket pak abstrakt, ai qendron teper real ne kete vend; te pakten mua gjendja me duket e tille. Prandaj dhe kur menyra e punes se Anri Sales sot, pershkruhet jo si nje akt arnimi ose bashkimi fragmentesh (zerave te korrit ne kete rast), por si nje perpjekje per te koordinuar zera individuale autentike A,B,C,D,...Z te korrit ne nje kenge (ngjarje) te vetme; mbase dhe ne duhet te ndryshojme mentalitetin ne aktin e ecjes perpara. Ne fund te fundit, dhe kenga qe po kendojme ne korr eshte nje, ajo e nje te ardhme ku cilesia e jetes te permiresohet ne nivel shume me te larte se standarti i status-quo.
Duke patur te gjitha keto ne mendje si dhe shprehjen e meposhtme:

“Sala beson se arkitektura dhe hapesira mjedisore janë po aq të rëndësishme ne performancen e tingullit, aq sa tingulli vete.”

dua te paraqes nje video tjeter te Anri Sales (nga 00:03:14-00:18:34) duke u ndjekur nga nje interviste me vete artistin, si dhe nje foto te fresket te hapesires me te rendesishme publike urbane ne Tirane, Sheshit te Ri Skenderbej.


Architecture + Art : Edi Rama & Anri Sala from The Architecture Foundation on Vimeo.


photo credit Alket Islami
www.alketislami.com


















- Si mendoni ju?
- Cili eshte vizioni, vlera, rruga (trajektoria), perleshja, produktiviteti, apo qendrueshmeria e ketyre dy mentaliteteve?
- Cili akt eshte me efektiv dhe largepames (ne kete rast); ai i arnimit te fragmenteve apo ai i koordinimit te tyre ne nje performance te vetme??

No comments: