Pages

Nov 28, 2011

28-29 Nentor | Shq per a e P v rur

28-29 Nentor | Shq per a e P v rur


Gezuar Festat !!!

99 vjet + 1% vizion = 100 pika + 0 portret

A mund ta krijojme kete portret [identitet] duke bashkuar pikat [historine] kete vit qe vjen?
Duhet te kemi parasysh se:

Vija nuk eshte distanca midis dy pikave, por nje infinit pikash dhe pika eshte kryqezimi i infinit vijave. Keshtu qe roli i nje vije (jo bashkimi i dy pikave) eshte po aq i rendesishem ne formimin e portretit (ne kohe).

A ia vlen te behet puna e 99 vjeteve ne 1 vit, vetem per te ‘festuar’ kete pervjetor?

A duhet te jete qellimi i vizionit tone kombetar vetem bashkimi i pikave per te realizuar portretin, apo duhet te kemi nje topografi mendimi (proces) perpara se ti futemi punes?

Ky vizion duhet te levize midis procesit dhe objektit. Procesi nenkupton nje vazhdim, nje kohezgjatje qe mundeson nje eksperience lirie pa e hedhur poshte te kaluaren. Ai perfshin nje multiplikim cilesor dhe sasior. I pari eshte heterogjen dhe temporal, kurse i dyti eshte homogjen dhe hapesinor. Procesi pa objekt mbetet vetem nje perceptim halucinator. Kurse objekti pa nje progres pune eshte nje kapitull i mbyllur, nje eksperience e limituar ku cdo gje tashme ekziston dhe asgje e re s’krijohet.

Nje menyre pershkrimi (personal) i marredhenieve se historise se Shqiperise te ‘pavarur’ me identitetin e saj eshte si horizonti i ngjarjeve rreth nje vrime te zeze. Nese historia eshte kjo siperfaqe e zeze qe absorbon cdo gje atehere identiteti eshte konturi i drites rreth tij (‘horizont i ngjarjeve’) ose sic quhet ndryshe ‘the point of no return’. Ketu te gjitha shtigjet e drites deformohen qe te bien akoma me ne vrime. Pasi nje grimce eshte brenda horizontit levizja ne boshllekun e zi eshte po aq e pashmangshme sa ecja perpara e kohes (historia).

Duke perdorur kete analogji dhe duke patur ne mendje se Shqiperia eshte pothuajse vetem nje shekull e re/vjeter, atehere ku/kur qendron  vija/horizonti vendimtar qe ka filluar te nisi/ndricoje kete portret? 
wikipedia
A eshte ky portret nje 'trup pa organe' ? Nje vrime e zeze qe percaktohet vetem nga ngjarjet ne konturin te vet? Apo ngjarjet qe e kalojne kete kufi humbasin ne boshllekun e tij?
wikipedia
 

No comments: